ZYRTARE: Serbia ankohet në FIFA për këpucët e Shaqirit, shqiponjat dhe dy arsye tjera
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka bërë gati një ankesë në FIFA.
Serbia nuk po arrin ta pranojë humbjen nga Zvicra me rezultat 2:1 në duelin e tyre në “Kampionatin botëror 2018”.
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka bërë gati një ankesë në FIFA.
Nënkryetari Savo Milosevic, dhe sekretari i përgjithshëm, Jovan Surbatovic kanë konfirmuar paraqitjen e ankesës në FIFA. Serbia ankohet për ndarjen e drejtësisë sipas saj “tendencioze” nga gjyqtari Felix Brych.
Por, edhe për “provokimet” e futbollistëve shqiptarë dhe tifozëve gjatë ndeshjes në Kaliningrad.
Po ashtu, Serbia do të ankohet për këpucët sportive të Xherdan Shaqirit që përmbajnë flamurin e shtetit të Kosovës si dhe për mos përdorimin e sistemit VAR në një kërkesë për penallti. /Lajmi.net/