Zyrtare: Shevchenko merr drejtimin e skuadrës së Serie A

07 nëntor 2021 | 13:49

Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A, Genoa.

Kjo është zyrtarizuar edhe nga vet klubi italian, i cili ka zgjedhur një formë interesante, duke e postuar flamurin ukrainas në faqen zyrtare në “Twitter”.

Dje, Genoa ka njoftuar për shkarkimin e Ballardinit nga posti i trajnerit.

Shevchenko do të jetë pjesë e Genoas deri në vitin 2024.

Për pesë vite, Shevchenko ishte përzgjedhës i ekipit kombëtar të Ukrainës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarja e shtesave prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës…