Zyrtare: Shoshi, trajner i ri i Istogut
17 korrik 2019
| 11:45
KF Istogu njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur, Valdet Shoshi.
Trajneri pejan nga sot do ta merr drejtimin e skuadrës së Istogut, kurse stërvitjen e parë do ta zhvillojë në ora 16:00 në stadiumin e “Demush Mavraj” në Istog.
Trajneri pejan më herët kishte drejtuar Besën e Pejës dhe Drenicën. Tashmë shtabi teknik i Istogut do të udhëhiqet nga Valdet Shoshi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë: Hysni Kabashi, Mehdi Arifaj dhe Driton Dreshaj.