Zyrtare: Shotani, trajner i Ballkanit
04 shkurt 2018
| 15:07
KF Ballkani ka arritur marrëveshje me trajnerin Bekim Shotani, i cili në sezonin vjeshtor më plotë sukses e drejtoi skuadrën e Drenicës nga Skenderaj.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes me trajnerin Shotani e ka bërë faqja zyrtare e skuadrës nga Theranda.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Bekim Shotani, i cili viteve të fundit udhëhoqi klubet e njohura të Superligës si: Vushtrria, Trepça ‘89 dhe se fundmi edhe Drenicën. Trajneri nga e hëna do të drejtoj klubin dhe do të vazhdoj stërvitjet në Stadiumin e Qytetit në Therandë”, thuhet në njoftimin e KF Ballkani.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)