Zyrtare: Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së
09 maj 2018
| 16:29
Shpend Ahmeti është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD).
Lajmin e ka bërë me dije deputeti Dardan Molliqaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Nënkryetar i PSD-së është zgjedhur Visar Ymeri, kurse Aida Dërguti sekretare e përgjithshme e kësaj partie.
“Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj z. Shpend Ahmeti, nënkryetarin z. Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme znj. Aida Dërguti. Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, ka shkruar Molliqaj.