Zyrtare: Shtyhet seanca e Kuvendit për demarkacionin
18 shkurt 2018
| 18:11
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 18:00, nuk do të mbahet.
Në seancën e paralajmëruar për sot (e diele), ishte paraparë votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Por, sipas njoftimit nga Kuvendi, kjo seancë do të mbahet një ditë tjetër. Për shtyrjen e seancës kishte paralajmëruar një ditë më parë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.