Zyrtare: Sterlingu te Chelsea

13 korrik 2022 | 18:53

Raheem Sterling është zyrtarisht futbollisti më i ri i klubit londinez, Chelsea.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez nëpërmjet një komunikate.

Sulmuesi anglez i është bashkuar Chelseat nga Manchester City me kontratë që e mban të lidhur me “Blutë” në pesë vitet e ardhshme.

“Sterling nënshkruan për Chelsean. Ylli i Anglisë, Raheem Sterling, i është bashkuar Chelseat nga Manchester City për një kontratë pesëvjeçare”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e londinezëve.

Anësori këmbëshpejtë ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Cityt gjatë shtatë sezoneve të fundit, duke shënuar dy shifra për gola në secilën prej atyre sezoneve dhe duke fituar nëntë trofe, përfshirë katër tituj të Premierligës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter me katër persona në bord është rrëzuar këtë…