Zyrtarë të EULEX-it futen në shtëpinë e Jakup Krasniqit
04 nëntor 2020
| 08:04
Forca të shumta policore, nga njësia e EULEX-it, në mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. Arsyet e vajtjes së njësiteve të EULEX-it te shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen. Ato janë ende duke qëndruar aty, madje kanë bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së, duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës. Ai ishte ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.