Zyrtarë të Kosovës dhe Shqipërisë presin 45 viktimat në aeroportin e Shkupit

03 dhjetor 2021 | 12:24

Në aeroportin e Shkupit në nxjerrjen e 45 trupave të pajetë nga aeroplanët të cilët i sollën ditën e sotme në cermoni marrin pjesë gjithë funksionarët e shtetit nga presidenti Pendarovski, kryeparlamentari Xhaferi, kryeministri Zaev, zv.kryministri Grubi, Ali Ahmeti, ministrat e vëndit.

Nga rajoni në këtë ceremoni marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.

45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.

Nga ana tjetër buqeta me lule tashmë janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të arrinë 45 kufomat të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…