Zyrtarë të lartë të NATO-s vizitojnë sot Kosovën
29 qershor 2018
| 09:40
Sot, në kuadër të vizitës në Kosovë, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në përbërje: Paolo Alli, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Andrius Avizius, drejtor i Komisionit për Dimensionin Civil dhe Siguri, do të kenë takime me zyrtarë të lartë kosovar.
Delegacioni i NATO-s do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj.
Po ashtu delegacioni do të zhvillojë takime edhe në Kuvendin e Kosovës.