Zyrtare: Ten Hagen, trajner i ri i Manchester United
21 prill 2022
| 13:24
Erik ten Hag do të jetë trajneri i Manchester United duke filluar nga 1 korriku 2022.
Vetë “Djajtë e Kuq” e njoftuan këtë me një deklaratë zyrtare: “Manchester United është i lumtur të shpallë Erik ten Hag si trajnerin e ri të ekipit të parë nga 1 korriku 2022 deri në qershor 2025, me opsion për vazhdimin e mëtejshëm të kontratës. Marrëveshja, do të hyjë në fuqi vetëm në fund të këtij sezoni sportiv, të cilin Ten Hag do ta mbyllë rregullisht në bankinën e Ajaxit dhe mbetet si zakonisht subjekt i marrjes së një leje pune për të qëndruar në Angli”.
🇳🇱👔
The new First-Team Manager of Manchester United: Erik ten Hag.#MUFC || #WelcomeErik
— Manchester United (@ManUtd) April 21, 2022