Zyrtare: Tortoshi, trajner i Flamurtarit

28 korrik 2020 | 14:16

Jusuf Tortoshi është emëruar trajner i skuadrës së Flamurtarit nga Prishtina. Flamurtari sezonin 2020/2021 do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Trajneri i dëshmuar në futbollin vendor në krye të skuadrës kuqezi e zëvendëson Sunaj Keqin, nën drejtimin e të cilit skuadra e Flamurtarit nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Superligë.

“Pas shumë bisedimeve të gjata me Tortoshin para dhe pas përfundimit të Superligës kemi arritur tek nënshkrimi i kontratës ku brenda saj nuk mungon bashkëpunimi, sinqeriteti, profesionalizmi dhe në fund suksesi. Do të këtë ndryshime në klub si tek futbollistët ashtu dhe tek stafi”, ka thënë Armend Ademi, drejtor i klubit kuqezi.

 (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se…