Zyrtare: Tottenhami eliminohet nga Liga e Konferencës, humb ndeshjen në tavolinë ndaj Rennes
20 dhjetor 2021
| 14:07
Tottenham Hotspur është eliminuar nga Liga e Konferencës pasi ndeshja finale, që njëkohësisht ishte vendimtare është numëruar si e dorëzuar dhe Rennes morën fitoren në tavolinë me rezultat zyrtar 3 – 0.
Shkaku i rasteve me Covid-19, skuadra e Premierligës nuk e ka zhvilluar përballjen ndaj klubit francez dhe kërkojë një datë tjetër, gjë që nuk ishte alternative.
Me këtë rezultat në tavolinë, Spurs është renditur në pozitën e tretë në grup dhe kështu e ka mbyllur aventurën si pozitë e tretë, gjë që nuk i kualifikon tutje.
Arsyeja kryesore që thuhet se ishte shkaktar për eliminimin e Tottenham ishte rregulli i UEFA-s, që thotë se nëse 13 lojtarë janë në gjendje të luajnë, atëherë ndeshja duhet të zhvillohet.