
Zyrtare: Toverlani, trajner i Ferizajt
26 korrik 2018
| 15:48
Afrim Tovërlani do të jetë trajner i skuadrës së Ferizajt për edicionin e ri futbollistik 2018/2019.
“‘Toki’ ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, ku kishte suksese çdo herë. Tovërlani është ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit në Kosovë në vitet e fundit. Ne si klub kemi kënaqësinë që do të punojmë me një trajner si Afrim Tovërlani, i cili punon shumë dhe jep çdo herë më të mirën nga vetja. Ne besojmë që me Tovërlanin si trajner do të jemi një skuadër stabile në Superligë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
/Epoka e re/