
Zyrtare: Turku te Ballkani
28 qershor 2019
| 14:16
Skuadra e Ballkanit ka vazhduar serinë e përforcimeve. Pas Durim Gashit, Arbër Hoxhës dhe Kushtrim Gashit, Edmond Turku është transferi i katërt i skuadrës nga Suhareka në ketë afat kalimtar.
“Mirë se vjen Edmon Turku”, thuhet në njoftimin e Ballkanit në “Facebook”. Turku ka luajtur në shumë skuadra, kurse edicionin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës.
Skuadra e Ballkanit në edicionin e ri futbollistik do të drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.
/Epoka e re/