Zyrtare: Valbon Krasniqi emërohet drejtor i ShSKUK-së

10 shkurt 2021 | 15:47

Bordi i Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka emëruar të mërkurën edhe t zyrtarisht, Valbon Krasniqin në krye të këtij institucioni shëndetësor.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2021, në mënyrë unanime, e ka votuar raportin e Komisionit Vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Krasniqi për disa muaj ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të ShKUK-së, pas largimit të Basri Sejdiut në këtë pozitë. Krasniqi me profesion është infektologë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Utah Jazz nuk kanë ndërmend të ndalen. Skuadra aktuale më…