Zyrtare: Van Dijk nuk luan në Kampionatin Evropian

12 maj 2021 | 13:29

Tashmë është zyrtare, Virgil Van Dijk nuk do të jetë me Holandën në Evropian. Ka qenë vetë mbrojtësi i Liverpoolit, i cili është shprehur se nuk do të grumbullohet me kombëtaren e tij, për të vazhduar rikuperimin nga dëmtimi i cili e ka mbajtur jashtë fushave gjatë gjithë sezonit.

“Të mos shkoj në Evropian është zgjedhja më e mirë, duke parë situatën në të cilën ndodhem. Faza e fundit e rikuperimit tim do të jetë në fazën verore me skuadrën. I gjithë përqendrimi im do të jetë te rikuperimi nga dëmtimi. Jam në rrugën e duhur dhe do të vazhdoj kështu. Në stërvitje do të jem përsëri me të rinjtë”, ka thënë Van Dijk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hyrja në borxh publik është duke u konsideruar nga ekspertë…