
Zyrtare: Volland te Monaco
02 shtator 2020
| 13:01
Sulmuesi Kevin Volland është transferuar edhe zytraisht në Monaco.
Sulmuesi gjerman për katër vite ishte pjesë e skuadrës së Bayer Leverkusen, me të cilën zhvilloi 148 ndeshje, duke shënuar 50 gola.
28-vjeçari i cili u kushtoi francezëve 15 milionë euro firmosi një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën e drejtuar nga Niko Kovaq. Largimi i Volland i hap dyert e Leverkusenit, sulmuesit çek Patrik Schik i cili sezonin e fundit u aktivizua në formë huazimi te Leipzigu.