Zyrtare: Wayne Rooney emërohet trajner i ri i skuadrës angleze

11 tetor 2023 | 14:44

Skuadra angleze, Birmingham City, ka njoftuar se Wayne Rooney është trajneri i ri i klubit, pas vendimit për shkarkimin e John Eustaces.

Wayne Rooney është rikthyer në futbollin anglez pasi ka rënë dakord për një marrëveshje për të marrë drejtimin e skuadrës së Championshipit, Birmingham City.

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare e gjysmë me skuadrën e “St Andrew’s”.

“Klubi i futbollit i Birmingham Cityt ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Wayne Rooneyt si trajner, duke rënë dakord për kushtet për një kontratë trevjeçare e gjysmë. Ai fillon me efekt të menjëhershëm, pasi u largua së fundi nga posti i tij si trajner i ekipit të Major League Soccer D.C. United”,ka njoftuar Birmingham City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë fund historitë e tmerrshme që dalin në dritë…