
Zyrtare: Xavi, trajneri i ri i Barcelonës
05 nëntor 2021
| 12:34
Xavi Hernandez rikthehet te Barcelona si trajner. Klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë ka dalë edhe deklarata zyrtare e Al Sadd.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter” Al Sadd, ku tregon se dakortësia mes palëve është arritur pasi Barcelona ka paguar klauzolën e largimit të trajnerit Xavi, i cili kishte kontratë dhe për 2 vite të tjera.
“Drejtuesit e Al Sadd ka rënë dakord për kalimin e Xavi në Barcelonë pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë. Kemi rënë dakord për bashkëpunim me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë sukses”, është shprehur Turki Al-Ali për faqen zyrtare të Al Sadd.