Zyrtare: Zaniolo, lojtar i Galatasarayt  

09 shkurt 2023 | 11:09

Nicolo Zaniolo është një lojtar i ri i Galatasaray. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga faqja e klubit turk, por edhe nga Roma.

Sulmuesi italian përjetoi disa ditë jo shumë të qeta, por më në fund arriti të ndryshonte destinacion. Zaniolo do të jetë në ekip me lojtar si Mertens apo Icardi.

“AS Roma njofton se ka arritur një marrëveshje me Galatasaray për transferimin. e Nicolo Zaniolo. Sulmuesi kalon në mënyrë të përhershme te skuadra turke. Zaniolo mbërriti në kryeqytet në verën e vitit 2018, duke grumbulluar 128 ndeshje dhe 24 gola me fanellën e ‘Giallorossit’”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur që përmes një grafiku ta…