‘Zyrtarët e Beogradit nuk do të lejohen ta vizitojnë Kosovën’
Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë asnjë zyrtar nga Beogradi ta vizitojë Kosovën dhe se kërkesat e tilla do të refuzohen derisa Beogradi nuk e ndryshon sjelljen karshi shtetit tonë.
“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve ‘fake’ ndaj vendit dhe qytetarëve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës, duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/