Zyrtarët e komunës së Ferizajt thonë se shmangen shkatërrimin masiv të pyjeve
Mbrojtja e pyjeve nga prerësit ilegal është një nga prioritetet kryesore të qeverisjes lokale. Dëshmi për këtë, sipas zyrtarëve të Komunës së Ferizajt janë aksionet e shpeshta, monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm që po i bëhet terrenit malor në territorin e kësaj komune.
Me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në këtë drejtim, ditë më parë, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka takuar drejtorin e Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë, Besim Zogu.
Në këtë takim, drejtori Bajrami ka bërë me dije të gjitha masat që janë ndërmarrë nga qeverisja lokale e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu, si dhe efektin që kanë arritur këto masa në mbrojtjen e pyjeve.
Për këtë, drejtori i Inspektoratit qendror ka shprehur përgëzimet dhe vlerësimin për veprimet e ndërmarra në këtë drejtim nga Komuna e Ferizajt.
/Epoka e re/