Zyrtarët e Konsullatës së Kosovës në New York vizituan kompanitë e afaristëve “Dreshaj”, Setplex dhe TV Alb

10 dhjetor 2021 | 19:41

Mbështetja e vazhdueshme e shqiptarëve dhe bizneseve të bashkëkombasëve tanë në New York nuk ka të ndalur.

Këtë radhë Konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York viziton një nga bizneset më të suksesshme të themeluara në Amerikë nga shqiptarët, kompaninë Setplex e themeluar nga afaristët Dreshaj me seli në New York, e cila vazhdon të mbetet lider në Industrinë e IP TV/OTT në botë ku pjesë e kësaj kompanie është edhe platforma më e madhe e kanaleve televizive shqiptare për Amerikë TV ALB.

Kompania Setplex dhe TV Alb me seli në New York u nderua me vizitën e cila ju është bërë përgjatë ditës së Enjte nga anëtarët e Konsullatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York!

Gjatë vizitës ata u pritën në selinë e Kompanisë në New York nga themeluesit shqiptar Lionel dhe Benjamin Dreshaj, ku u njoftuan rreth aktiviteteve dhe planeve të mëtutjeshme të zgjerimit në industrinë ku kjo kompani operon.

Kompania Setplex u themelua në vitin 2006, e cila vazhdon të mbetet lider në ofrimin e shërbimeve më të sofistikuara në industrinë IP TV/OTT në botë, dhe zhvillimit të softtuerëve, ku pjesë e kësaj kompanie është edhe platforma më e dashur e kanaleve shqiptare dhe botërore e bashkëkombësve tanë në Amerikë TV Alb.

Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York shprehën edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve të Shqiptarëve në këtë pjesë të botës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka bërë shpalljen për aplikim për dhënien…