Zyrtarët e lartë të KPMM-së takohen me përfaqësuesit e ndërmarrjes turke “ILBAK”
Zyrtarët e KPMM-së, z. Ramiz Krasniqi – Drejtor dhe znj. Arta Dulaj – Kryesuese e Sektorit Gjuhësor së bashku me zyrtarët e kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C, z. Bajram Dogani – Drejtor i Minierave të Fe-Ni dhe z. Naser Qorri – Inxhinier i Minierave me ftesë nga ndërmarrja “ILBAK”, me seli në Stamboll të Turqisë, vizituan këtë ndërmarrje në Turqi. Me ketë rast, patë mundësi të njoftohen rreth veprimtarive minerare që kjo ndërmarrje zhvillon në sektorin e minierave dhe mineraleve dhe përpunimit të tyre, si dhe u informuan për mundësinë e investimeve në sektorin e minierave në Kosovë.
Gjatë vizitës në Turqi, zyrtarët e KPMM-së dhe të “Newco Ferronikeli Complex” L.L.C, zhvilluan disa takime me zyrtarët më të lartë të ndërmarrjes “ILBAK”, ku u informuan për veprimtarinë e kësaj ndërmarrje, e në veçanti për minierën sipërfaqësore të bakrit “Acacia” e cila ndodhet në provincën Kastamonu, në veriun e Turqisë. Kjo minierë është miniera më e madhe sipërfaqësore me prodhimin më të lartë vjetor të bakrit në Turqi. Drejtori i KPMM-së, z.Krasniqi, pati rast të prezantoj punën e KPMM-së dhe pasuritë minerale që posedon Republika e Kosovës, ku me ç’rast njoftoi të interesuarit për mundësinë e investimeve në sektorin minerar në Republikën e Kosovës.
Zyrtarët e KPMM-së dhe “Newco Ferronikeli Complex” L.L.C, të shoqëruar nga zyrtarët e ndërmarrjes “ILBAK”, vizituan minierën sipërfaqësore të bakrit “Acacia” dhe objektet përcjellëse të saj.
Palët përfaqësuese të zyrtarëve nga kjo vizitë e zhvilluar, u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin për të shqyrtuar mundësin e shkëmbimit të informatave rreth zhvillimit dhe avancimit të sektorit të minierave në përgjithësi.