Kryeshefja e Postës së Kosovës takohet me ambasadorin zviceran
16 shtator 2020
| 14:25
Ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive të Postës së Kosovës, Vjollca Shala-Mulaj, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, është takaur të mërkurën me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Në këtë takim u bisedua për sfidat dhe projektet e Postës së Kosovës, si dhe mundësitë që Ambasada zvicerane në Kosovë të mbështesë këtë ndërmarrje në të ardhmen.
U.d. kryeshefja, Shala-Mulaj, ka falënderuar ambasadorin Kolly dhe drejtoreshën e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOK), për ndihmën që i ka dhënë Postës së Kosovës gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
(A.M/ Epoka e re)