Zyrtarët e LDK-së përkujtuan ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija

03 tetor 2018 | 16:27

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri bashkë me kryetarin e degës së kësaj partie në Mitrovicë, Safet Kemberi, të mërkurën kanë bërë homazhe në 13-vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe anëtarit të kryesisë së LDK-së, Faruk Spahija.

Po ashtu, ata i bën vizitë familjes së tij. “Ishte një intelektual, njeri i urtë, i afërt, i vendosur, pragmatik, bashkëpunëtor i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Ishte nder dhe kënaqësi të punojmë bashkë në kohë jo të lehta, në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Beqiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 22 aktakuza për një…