Zyrtarët e LV-së bëjnë homazhe pranë arkivolit të Adem Demaçit
27 korrik 2018
| 18:44
Qindra aktivistë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe të premten në Kuvendin e Kosovës duke e nderuar jetën dhe veprën e Adem Demaçit.
“Ndarja nga jeta, e veprimtarit të pashembullt të çështjes kombëtare, të burgosurit politik, simbolit të rezistencës e angazhimit të palodhshëm për liri, emancipim e bashkim kombëtar, ka pikëlluar zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Sot Lëvizja Vetëvendosje, ndan dhimbjen dhe krenarinë për këtë humbje të pazëvendësueshme me familjen Demaçi dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Shumë gjatë do të jetojë frymëzimi prej tij”, është thënë në njoftimin për media të Lëvizjes Vetëvendosje.
/Epoka e re/