Zyrtarët e PDK-së nderojnë Zahir Pajazitin

31 janar 2023 | 12:01

Anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë bërë homazhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, më rastin e 26-vjetorit të rënies së tij.

“Zahir Pajaziti, pushka e parë e lirisë, ra për të mos vdekur kurrë më 31 janar të vitit 1997, së bashku me dy heronjtë tjerë e të paharruar të vendit tonë, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Lavdi të përjetshme trimave të Kosovës!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Jorginho mund t’i bashkohet Arsenalit. Chelsea duhet të shkurtojë…