Zyrtarët e PDK-së u shkojnë për vizitë vëllezërve që pushtuan gazetat italiane me veprimin e tyre human
Në vitin 1998 vëllezërit Mefail dhe Egzon Thaçi kishin shkuar si refugjatë në qytetin e Gorizias në Itali.
Rreth 25 vite më pas, dy vëllezërit janë bërë protagonist në mediet italiane, me lajmin se kanë shpëtuar nga falimentimi “Unionin e Gjimnastikës”, në këtë qytet të themeluar në vitin 1868, duke shlyer borxhet në vlerë prej 120 mijë eurove.
Ata së fundi janë vizituar edhe nga drejtues të lartë të PDK-së.
Nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku, gjatë vizitës në familjen e vëllezërve Thaçi ka thënë se nuk ka ndjenje më të madhe të krenarisë së sa me i pa të barabartë me qytetarët italian.
Çitaku ka thënë se sot shqiptarët në Itali i mbushin ballinat e gazetave italiane, jo me rrëfime të refugjatëve të luftës, por me storie suksesi.
“Jemi sot bashkë me ju dhe të festojmë bashkë, sepse kjo është festë. Kur vijmë në mërgatë, Itali dhe bëhemi dëshmitarë të suksesit të gjysmës që jeton këtu. Jo vetëm të barabartë, por kontribuues duke i mbush ballinat e gazetave italiane, jo me rrëfime të refugjatëve të luftës, por me rrëfime suksesi. Jo si kërkues, por si kontribuues dhe kështu siç jeni në Itali frymëzim jeni edhe për ne në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ajo.