Zyrtarët e PDK-së vizituan prindërit e Thaçit për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

17 shkurt 2022 | 00:08

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku kanë vizituar të mërkurën familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Në prag të 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Lushtaku, Çitaku dhe deputetët Ganimete Musliu e Mergim Lushtaku qëndruan në shtëpinë e familjarëve të Thaçit.

“Sa mikpritës e sa të dashur janë nana Hyrë e baba Haxhi. Të shtyer në moshë e të lodhur nga sfidat e jetës por gjithmonë ballëhapur e krenarë që Kosovës i dhanë një personalitet si Presidenti Hashim Thaçi. Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca në Shqipëri ka reaguar përmes këshilltarit për media Tedi…