Zyrtarët e BE-së: Serbia s’mund ta bllokojë Kosovën drejt Evropës
Dy zyrtarët e lartë të BE-së, Christian Daniellson, drejtor i përgjithshëm në Komision Evropian për Zgjerim, dhe Thomas Mayr Harting, drejtor në Evropë dhe Azi në zyrën e Mogherinit, kanë thënë për “KTV”-në se Serbia s’mund ta bllokojë Kosovën në rrugën e vet drejt Evropës.
Sa i përket strategjisë së fundit të Komisionit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dy zyrtarët kanë theksuar thënë se të gjitha vendet i shohin si partnerë të barabartë.
“Më duhet ta shoh strategjinë, por më duket se formulimi është se do të ketë dispozita të parevokueshme, të detyrueshme që sigurojnë se shtetet që anëtarësohen në BE nuk mund t’i bllokojnë të tjerat që janë në këtë rrugëtim”, kanë thënë ata.
Ata kanë folur edhe për dialogun mes dy shteteve duke thënë se duhet të ketë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe që duhet zbatuar nga të dy palët për të avancuar në rrugën evropiane.
“Mendoj se është me rëndësi të theksohet se shprehet një obligim edhe për Serbinë edhe për Kosovën, për të dyja, që ato të mund të lëvizin tutje, përkatësisht. Ai që do të jetë rezultat përfundimtar i këtij procesi, këtij dialogu për normalizim, është një proces mes dy palëve. Bashkimi Evropian, Përfaqësuesja e Lartë Mogherini e lehtëson këtë proces, por palët duhet të arrijnë marrëveshje dhe marrëveshja do të thotë se të dyja palët duhet të dakordohen me përfundimin. Beogradi duhet të arrijë dakord, edhe Prishtina duhet të arrijë dakord me këtë përfundim”, kanë shpjeguar ata, duke mos pranuar nëse SHBA-ja duhet të përfshihet në dialog.
Sa i përket afatit për pranim ku përmendet viti 2025, sipas zyrtarëve, kjo datë nuk është ditë synimi, por ditë reference.