Zyrtarët e UEFA-s dhe të FIFA-s takohen me krerët e FFK-së, do ta vizitojnë edhe Ministrinë e Sportit
17 prill 2023
| 14:08
Zyrtarë të UEFA-s dhe të FIFA-s kanë zbarkuar në Kosovë, me ç’rast sot (e hënë) janë pritur nga krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në mungesë të kryetarit Agim Ademi, i cili është në arrest shtëpiak për një muaj, zyrtarët e UEFA-s i ka pritur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar rreth vizitës së zyrtarëve të UEFA-s dhe të FIFA-s, por besohet se temë diskutimi ishte licencimi i FFK-së në Ministrinë e Sportit dhe zhvillimet tjera që e kanë karakterizuar së fundmi futbollin kosovar, respektivisht shtëpinë e futbollit.
Ndërkohë, mysafirët pritet të takohen edhe me zyrtarët e Ministrisë së Sportit, nga të cilët do ta dëgjojnë versionin e tyre për moslicencimin e deritashëm të FFK-së.