Zyrtarët e UEFA-s një zëri: Barcelona të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka filluar një hetim ndaj Barcelonës për rastin “Negreira”.
Institucioni më i madh evropian hapi një dosje për të studiuar në thellësi këtë episod të diskutueshëm dhe këtë të enjte, gazeta ABC ka raportuar se dy inspektorët, Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller, kanë arritur në përfundimin se klubi katalanas duhet të sanksionohet pa Ligën e Kampionëve për një vit.
Tani fjalën e fundit do ta ketë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, me raportet e përgatitura nga dy inspektorët e departamentit të etikës dhe disiplinës së organit.
UEFA mund të sanksionojë klubin katalanas për një sezon pa pasur nevojë për një vendim gjykate.
Kujtojmë se skandali ka shpërthyer për shkak të pagesës së Barcelonës prej 7.5 milionë eurosh mes në mes të viteve 2001 dhe 2018 për Jose Maria Enriquez Negreir, në atë kohë nënkryetar i CTA.