Zyrtarët evropianë nënshkruajnë marrëveshjen për Brexit
24 janar 2020
| 13:50
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme.
Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit është mbajtur pa praninë e medieve.
“Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm, por miqësia jonë do të mbetet. Ne do të nisim një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë”, ka shkruar Micheli në llogarinë e vet në “Twitter”.