Zyrtarët komunal në Rahovec inspektojnë punimet në disa projekte infrastrukturore
Komuna e Rahovecit është duke vazhduar realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturë rrugore.
Ecurinë e punimeve në disa projekti i ka inspektuar Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Drejtori i DSHP-së Përparim Krasniqi, ka inspektuar punimet të cilat janë duke u bërë në matjen dhe ngjeshmërisë në rrugën dhe trotuarin që lidh fshatrat Krushë e Madhe-Randobravë.
“Këto punime janë duke u bërë konformë kontratës së nënshkruar me operatorin ekonomik. Po ashtu, kam përcjell edhe punimet të cilat janë duke u bërë në ndërtimin e rrugës me kubëza betoni në fshatin Malësi e Vogël”, ka deklaruar ai.
Krasniqi ka shtuar se do të ketë në vazhdimësi investime nga buxheti i komunës, për realizimin e projekteve që kanë për qellim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, nëpër të gjitha vendbanimet e komunës.
/Epoka e re/