Zyrtarët komunalë të Junikut nderojnë Agron Kuçin, ia festojnë ditëlindjen
Zyrtarët e Komunës së Junikut kanë nderuar me një koktej rasti kryetarin e kësaj komune, Agron Kuçi me rastin e ditëlindjes së tij.
Me këtë rast, ata e kanë falënderuar Kuçin për frymën e mirë bashkëpunuese dhe krijimin e një klime të mirë kolegiale.
Ndërsa kryetari i Junikut, Agron Kuçi, i cili ka mbushur 50 vjet, ka thënë se datat si kjo e ditëlindjes i motivojnë për t’ju shërbyer qytetarëve. “Datat e veçanta na bëjnë të reflektojmë për momentet e çmuara që kemi kaluar dhe na motivojnë që vitet që na presin t’i marrim si bekim duke kultivuar frymën e mirë njerëzore mes familjes, miqve, shokëve, bashkëpunëtoreve, kolegëve e bashkëqytetarëve”, ka thënë Kuçi.
Komuna e Junikut ka theksuar se për zyrtarët komunalë kryetari Kuçi pavarësisht titullit, është dhe mbetet bashkëpunëtor, koleg dhe mik i mirë.