Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës realizuan 136 urdhëresa të gjykatës
11 shtator 2023
| 16:55
Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, që nga e hëna deri sot (04-10 shtator 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 136 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale dhe 103 për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, ka njoftuar Policia e Kosovës.