‘Zyrtarët publikë ta deklarojnë pasurinë, në të kundërtën ushtrohet kallëzim penal’

22 mars 2022 | 16:29

Në dhjetëditëshin e fundit të afatit  për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4 737 zyrtarë të lartë publikë, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri të martën i  janë përgjigjur 1581 (33.14 për qind)  zyrtarë publikë, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë. Kështu ka njoftuar Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

Sipas njoftimit, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj, u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën kjo agjenci do të paraqesë kallëzim penal për secilin zyrtar në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

“Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 1 mars dhe të përfundoj më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë  nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës: [email protected].  Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese”, ka njoftuar AKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu, ka zënë vendin e 48-të…