“Zyrtarët tanë nuk duhet të bëjnë gabime, sepse ato i shfrytëzon egërsisht propaganda serbe”
26 dhjetor 2022
| 23:40
Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në veri.
Ai ka theksuar se çdokush e di që Serbia është fajtore për barrikadat, për provokimet dhe për dhunën në veri, por thotë se propaganda serbe është shumë e specializuar, shpesh arrinë ta maskojë realitetin.
“Prandaj, zyrtarët tanë nuk duhet të bëjnë gabime, sepse ato i shfrytëzon egërsisht propaganda serbe. Gabime si listat e publikuara për personat serbë të dyshuar, pastaj ankesat e disa zyrtarëve ndaj KFOR-it, thjesht nuk duhet të bëhen. Lëni serbët le të shpalosin vetë qëllimet e tyre e jo të kapen për gabimet tuaja. Qëllimet e tyre të errëta flasin më së miri kundër tyre”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.