![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/C024AE80-7640-4FA9-BDFC-B52840C5DE69.jpeg)
Zyrtari amerikan i mbrojtjes: Ukraina ka rimarrë edhe një qytet nga forcat ushtarake ruse
Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin e Trostyanets pranë Sumy në Ukrainën lindore dhe po punojnë për të larguar forcat ruse nga Khersoni në jug, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Zyrtari shtoi se forcat ruse nuk kanë bërë asnjë përparim, duke lëvizur drejt Kievit dhe janë 15 deri në 20 kilometra nga qendra e qytetit në veri dhe veriperëndim dhe 55 kilometra jashtë qytetit, nga lindja.
Ai tha gjithashtu se mbetet e paqartë pse forcat ruse tani po i japin përparësi operacioneve në rajonin lindor të Donbasit, raporton BBC.
“Strategjia mund të jetë një përpjekje për të fituar ndikim në negociata ose se rusët po ‘rivlerësojnë’ qëllimet e tyre”, u shpreh ai.
Zyrtari tha gjithashtu se qyteti i sulmuar i Mariupolit është duke u goditur nga zjarri me rreze të gjatë nga rusët.