Zyrtari amerikan: Rusia po tenton t’i shmangë sanksionet e Perëndimit përmes Turqisë

21 gusht 2022 | 09:49

Rusia po përpiqet t’i anashkalojë sanksionet perëndimore nëpërmjet Turqisë, paralajmëron zyrtari i Thesarit të ShBA-së.

Zëvendëssekretari i thesarit i ShBA-së, Wally Adeyemo, i ka thënë zëvendësministrit të Financave të Turqisë, Yunus Elitas, se subjektet dhe individët rusë po përpiqen ta përdorin Turqinë për t’i anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Në një telefonatë, të dy diskutuan për përpjekjet e vazhdueshme për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë, tha Departamenti i Thesarit.

Kurse Ministria turke e Financave tha se Elitas kishte theksuar marrëdhëniet e thella ekonomike dhe politike të Turqisë me Rusinë dhe Ukrainën, por e siguruan zotin Adeyemo se Ankaraja nuk do të lejojë asnjë shkelje të sanksioneve.

Ministria tha: “Elitas konfirmoi se qëndrimi i Turqisë nuk ka ndryshuar në lidhje me proceset dhe sanksionet aktuale, por se nuk do të lejojë shkeljen e sanksioneve nga asnjë institucion apo person”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rep-artisti i njohur Don Xhoni u ka bërë një dhuratë…