Zyrtari amerikan vjen në Kosovë, do të takohet veç me Osmanin
19 mars 2024
| 08:17
Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, gjatë vizitës së tij, në Kosovë nuk do takohet me kryeministrin, Albin Kurti.
Sipas agjendes së tij, të cilën e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, aty figuron vetëm takimi me presidenten, Vjosa Osmani.
Robinson, pritet të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.