
Zyrtari amerikan: Wagner po përpiqet të rekrutojë mbi 1500 kriminelë të dënuar për të marrë pjesë në luftë
19 shtator 2022
| 22:45
Wagner Group, një kompani ushtarake private ruse, po përpiqet të rekrutojë mbi 1500 kriminelë të dënuar për të marrë pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por shumë prej tyre po refuzojnë të bashkohen, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, cituar nga Al Jazeera.
“Informacionet tona tregojnë se Wagner ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë, veçanërisht dhe çuditërisht mes luftëtarëve të rinj dhe të papërvojë”, u tha zyrtari amerikan gazetarëve, duke folur në kushte anonimiteti.