Zyrtari i burgjeve i përfshirë në përleshjen në LDK suspendohet nga puna
17 qershor 2019
| 20:31
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin me iniciale R.G pasi policia njoftoi se ai ishte përfshirë në rrahjen gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së.
Sipas njoftimit nga SHKK, ndaj zyrtarit menjëherë është iniciuar procedurë disiplinore. Ajo do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet R. G është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marr masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore”, thuhet në njoftim.