Zyrtari i FMN-së: Rritja ekonomike në Kosovë është ngadalësuar

04 nëntor 2022 | 12:56

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën.

Kështu ka thënë Gabriel Di Bella me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë.

Gabriel Di Bella ka vlerësuar se rritja ekonomike në përgjithësi për vitin 2022 pritet të jetë 2-3 për qind.

Megjithatë, ai ka thënë se edhe viti 2023 ka rreziqet e saj, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se nuk është befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë sfiduese për Evropën, e që nuk bën përjashtim as Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të…