Zyrtari i KE-së e demanton Bislimin pas takimit në Strasburg: S’kam thënë ashtu
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës (BE), Bjorn Berge, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke e demantuar atë pasi ky i fundit kishte njoftuar në llogarinë e vet në “Twitter” se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për t’u anëtarësuar në KE.
Berge ka thënë se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ky fatkeqësisht nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka reaguar Berge në llogarinë e vet në “Twitter”.
This is regrettably not a correct description of what I stated in the meeting in regard to a possible application to the CoE. https://t.co/2RQ3vHIXfV
— Bjørn Berge (@DSGBjornBerge) March 10, 2022