Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani
10 janar 2025
| 08:22
Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Departamenti i Shtetit njofton se në Kosovë ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe për nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.
Ai, gjithashtu, do ta falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.