Zyrtari i lartë gjerman: Interesi strategjik i BE-së për Ballkanin ka rënë
Interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor ka rënë. Kështu ka thënë Michael Roth, sekretar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë
Rothi ishte e pjesë e delegacionit që e ka shoqëruar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 prill në Bullgari.
Duke cituar pikërisht Steinmeierub, që e ka përmendur aty disa herë angazhimin e Bullgarisë për Ballkanin Perëndimor, “DW” ka kërkuar të dinte nëse afrimi i rajonit me BE-në e ka dinamikën e vetë si temë.
“Kam përshtypjen, si edhe më parë, se interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë”.
“Kjo është problematike dhe më shqetëson, sepse ne si BE mund të jetojmë të sigurt dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëjmë më shumë për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.