Zyrtari i lartë i LDK-së: Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje
30 mars 2020
| 14:59
Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe zyrtari i lartë i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë ka thënë se nga seanca për mocionin ndaj qeverisë Kurti janë bërë tri referenca për gjakderdhje.
Pavarësisht kësaj, ka thënë se shoqëria do të jetë e matur për t’i ndaluar këta zëra
“Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica. Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.